Policia shënon 27-vjetorin me aktivitete sportive, Gjilani kampion në futsall
BKT
Lajme

Policia shënon 27-vjetorin me aktivitete sportive, Gjilani kampion në futsall

M.Sh/RTKlive

Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, kanë vazhduar aktivitetet sportive dhe rekreative të organizuara për zyrtarët policorë.

Aktivitetet kanë nisur më 1 shtator, ndërsa deri më tani janë zhvilluar gara në shah, shenjëtari dhe volejboll, me pjesëmarrjen e ekipeve dhe individëve nga drejtoritë, divizionet dhe departamentet e Policisë së Kosovës.

Sot, në Obiliq, janë zhvilluar garat në futsal, ku kanë marrë pjesë 16 ekipe me zyrtarë nga njësi të ndryshme policore. Garat u zhvilluan në frymë sportive dhe miqësore, pavarësisht rivalitetit mes ekipeve.

Kampion i garës në futsal është shpallur ekipi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, ndërsa vendin e dytë e ka zënë ekipi i Aeroportit, në kuadër të Departamentit të Kufirit.

Në aktivitetet e sotme ka marrë pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Në përfundim të garave, Hoxha ka ndarë kupa, medalje dhe mirënjohje për ekipet triumfuese, lojtarët më të dalluar, referët, ekipet e shërbimeve mjekësore dhe organizatorët.

Aktivitetet sportive për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.


MË SHUME NGA Lajme