“Ditari i një fotografi të luftës” hapet ekspozitë në Prishtinë
BKT
Lajme

“Ditari i një fotografi të luftës” hapet ekspozitë në Prishtinë

V.Th. / RTKLive

Galeria e Arteve në Prishtinë, në bashkëpunim me platformën qytetare “Liria Ka Emër”, do të hapë më 8 shtator ekspozitën fotografike “Ditari i një fotografi të luftës”, të autorit Visar Kryeziu.

Ekspozita sjell përmes fotografive momente dhe dëshmi nga periudha e luftës në Kosovë, duke dokumentuar ngjarje dhe përjetime nga ajo periudhë.

Sipas organizatorëve, ekspozita i kushtohet kujtesës për luftën dhe sakrificën e njerëzve gjatë viteve të luftës në Kosovë, ndërsa synon të përcjellë edhe një mesazh mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Hapja e ekspozitës do të mbahet më 8 shtator, nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Aktiviteti është pjesë e ngjarjeve të paraprira për Marshin për Liri, i cili është paralajmëruar të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme