Barcelona “shkatërron” Valencian, fiton 5:0 në “Mestalla”
BKT
Sport

Barcelona “shkatërron” Valencian, fiton 5:0 në “Mestalla”

V.Th. RTKlive

Barcelona ka vazhduar me një start fantastik të sezonit, duke shënuar një tjetër fitore bindëse në La Liga.

Katalonasit triumfuan me rezultat 5:0 ndaj Valencias, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Mestalla”.

Lamine Yamal e hapi serinë e golave, ndërsa Fermín López shënoi për 2:0 para përfundimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Raphinha realizoi për 3:0, ndërsa Pedri e çoi rezultatin në 4:0.

Yamal e kompletoi paraqitjen e tij me golin e dytë personal, duke vendosur rezultatin përfundimtar 5:0.