62-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, policia nis hetimet
BKT
Lajme

62-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, policia nis hetimet

B. Bekteshi | RTK

Një person rreth 62 vjeç është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

“Viktima, mashkull kosovar rreth 62 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Faruk Spahija’, në Mitrovicë”, ka bërë të ditur Zahiti.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti mbetet nën hetim.


MË SHUME NGA Lajme