Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm

rtsh

Ditën e sotrme Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Gjatë gjithë ditës pritet të mbizotërojë moti i mirë, me intervale të gjata me diell. Këto kushte do të favorizojnë një ditë të qetë si në zonat e ulëta, ashtu edhe në ato malore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zona të veçanta, intensiteti i saj mund të jetë disi më i ndjeshëm, veçanërisht gjatë orëve të ditës.

Edhe përgjatë vijës bregdetare kushtet atmosferike parashikohen të jenë të favorshme. Deti do të ketë një valëzim të forcës 1–2 ballë, çka tregon për një situatë përgjithësisht të qetë në hapësirën detare.


MË SHUME NGA Shqipëri