Mujanoviq: Kongresi amerikan po i kushton vëmendje glorifikimit të Mlladiqit
BKT
Lajme

Mujanoviq: Kongresi amerikan po i kushton vëmendje glorifikimit të Mlladiqit

A.B/RTKLive

Analisti politik Jasmin Mujanoviq ka thënë se janë bërë një sërë deklaratash të forta dhe dypartiake në SHBA lidhur me varrimin e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Mujanoviq shkroi në X se Kongresi amerikan po i kushton vëmendje kësaj çështjeje dhe se, ndonëse kjo nuk do të sjellë menjëherë ndryshim të politikës amerikane në rajon, presioni ndaj saj është në rritje.

Mlladiqi, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, u varros më 7 shtator në Beograd, në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të qeverisë serbe. Varrimi shkaktoi reagime të ashpra ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Lajme