Zbulohen 20 këngët e Festivalit Akordet e Kosovës
BKT
Në Fokus

Zbulohen 20 këngët e Festivalit Akordet e Kosovës

Sh.G|RTKlive

Tashmë janë bërë të ditur emrat e artistëve dhe titujt e këngëve që do të ngjiten në skenën e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës, që këtë vit rikthen emrin Akordet e Kosovës.

Edicioni i sivjetshëm do të sjellë një gamë të gjerë artistësh por edhe zërash të rinj, të cilët do të garojnë për të lënë gjurmë në një prej festivaleve më të mëdha muzikore shqiptare.

Pjesëmarrja e këtyre artistëve pritet ta bëjë edicionin e katërt të Festivalit Akordet e Kosovës një garë interesante, me stile dhe interpretime të ndryshme muzikore.

Edicioni i IV-të do të mbahet më 30 dhe 31 tetor 2026, ndërsa më 1 nëntor 2026 do të zhvillohet Festivali i Fëmijëve.


MË SHUME NGA Në Fokus