Ambasadorja izraelite vizitoi Agjencinë e Menaxhimit Emergjent
A.B/RTKLive
Sot, U.d Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent z. Shefki Abdullahu, së bashku me stafin pritën në një takim zyrtar Ambasadoren e Shtetit të Izraelit Tamar Ziv.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunim në fushën e përgatitjes për reagim ndaj emergjencave, rritjen e gatishmërisë operative dhe fuqizimin institucional.
Po ashtu vëmendja e takimit ishte edhe për përgatitjet e Kosovës për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
"Palët biseduan për shfrytëzimin e përvojës dhe ekspertizës izraelite për të siguruar menaxhim sa më të mirë të emergjencave gjatë kësaj ngjarjeje. Abdullahu shprehi falënderimin për mbështetjen dhe gatishmërinë së Ambasadës së Izraelit për të ofruar përvojën e tyre profesionale në avancimin e kapaciteteve të menaxhimit të emergjencave në Kosovë", njofton Agjencia e Menaxhimit Emergjent.























