"Kërcet stupci" në Tenezhdoll, gjashtë persona të përfshirë në rrahje
BKT
Foto arkiv
Lajme

"Kërcet stupci" në Tenezhdoll, gjashtë persona të përfshirë në rrahje

M.Sh/RTKLive

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur të martën në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku pas intervenimit të Policisë janë shoqëruar në stacion gjashtë persona të dyshuar.

Sipas raportit të Policisë, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes pas informimit për incidentin dhe ka shoqëruar të dyshuarit meshkuj, shtetas të Kosovës, për intervistim në stacionin policor.

Si pasojë e përleshjes, një viktimë femër dhe tre nga personat e dyshuar kanë marrë trajtim mjekësor.

Gjatë veprimeve policore në lidhje me rastin, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një armë pistoletë, së bashku me 15 fishekë. Po ashtu, Policia ka konfiskuar edhe një brisk dhe një çekiç, të cilat dyshohet se janë përdorur apo kanë qenë të lidhura me incidentin.

Pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, katër nga gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Lëndim i lehtë trupor” dhe vazhdon të jetë nën hetime nga organet kompetente.


MË SHUME NGA Lajme