17:14 / 16.09.2026
Grenell i reagon Marta Kosit
A.B/RTKLive
Emisari amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj Komisioneres së BE-së, Marta Kos, e cila tha se Gjykata e Hagës është e pavarur dhe kërkoi respektimin e vendimit të saj, me arsyetimin se të dënuarit mund të apelojnë.
Grenell ka thënë se është e turpshme të mbahet dikush në burg për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë.
“Jo. Të mbash dikë në burg për 6 vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme. Evropa duhet t’i reformojë institucionet e saj dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave.Është një tjetër njollë për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë”, ka shkruar ai.
https://x.com/RichardGrenell/status/2100240654240747911























