Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira, pasditja reshje shiu në disa zona
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira, pasditja reshje shiu në disa zona

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore të vendit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri