Reali prej muajsh punon në heshtje për talentin e Man Unitedit
F.B/RTKLive
Real Madridi po punon prej muajsh për transferimin e talentit të Manchester Unitedit, JJ Gabriel, raporton “The Athletic”.
15-vjeçari anglez, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues të gjeneratës së tij, ka kërkuar zyrtarisht nga Manchester Unitedi anulimin e regjistrimit të tij, pasi dëshiron të nisë një kapitull të ri në karrierë.
Për Gabrielin interesim kanë shfaqur edhe Bayern Munich dhe Barcelona, por Real Madridi aktualisht shihet si klubi më i pozicionuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ri.
“Los Blancos” e shohin Gabrielin si një investim për të ardhmen dhe planifikojnë që fillimisht ta aktivizojnë me Castilla-n, si dhe në UEFA Youth League, përpara se ai të synojë hapin drejt ekipit të parë.
Në Madrid besojnë se talenti anglez mund të shndërrohet në një futbollist të rëndësishëm për ekipin e parë në vitet e ardhshme.























