Pedro largohet nga grumbullimi i Brazilit, zëvendësohet nga Martinelli
F.B/RTKLive
Sulmuesi i Chelseat, Joao Pedro, është tërhequr nga grumbullimi i Kombëtares së Brazilit për shkak të një lëndimi.
Federata Braziliane e Futbollit konfirmoi të mërkurën se 24-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet miqësore të radhës ndaj Australisë dhe Indisë.
Në vend të tij është ftuar mesfushori i Fluminense, Martinelli. Federata braziliane, megjithatë, nuk ka bërë të ditur natyrën apo shkallën e lëndimit të Joao Pedros.
Futbollisti i Chelseat ishte rikthyer në listën e Brazilit pas mungesës befasuese në skuadrën e Carlo Ancelottit për Kupën e Botës.
Joao Pedro ka pasur një fillim mbresëlënës të sezonit, duke realizuar tri gola në gjashtë paraqitje dhe duke fituar çmimin e lojtarit të muajit në Premier League për muajin gusht.
Chelsea ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar për gjendjen e tij fizike. Pedro luajti të plotë ndeshjen e fundjavës ndaj Hull Cityt, e cila përfundoi 2-2, madje realizoi edhe një gol.
Chelsea do të përballet me Brentfordin të premten, përpara pushimit ndërkombëtar, ndërsa Brazili do të luajë më vonë gjatë këtij muaji ndaj Australisë dhe Indisë.























