Policia e Kosovës merr pjesë në punëtorinë rajonale mbi teknikat e mbrojtjes
BKT
Lajme

Policia e Kosovës merr pjesë në punëtorinë rajonale mbi teknikat e mbrojtjes

A.B/RTKLive

Policia e Kosovës njofton se ka marrë pjesë në punëtorinë e dytë rajonale mbi teknikat e mbrojtjes, e cila u mbajt në Shkup.

Ky aktivitet i rëndësishëm u organizua në kuadër të Asociacionit Rajonal të Akademive Policore/Qendrave të Trajnimit të Evropës Juglindore (RAPATC SEE).

"Ekipi ynë, i përbërë nga një instruktor i Policisë së Kosovës dhe dy kadetë policorë, mori pjesë aktive në sesionet profesionale dhe ushtrimet praktike të kësaj punëtorie. Ky aktivitet shërbeu për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e aftësive profesionale përmes ushtrimeve praktike me partnerët rajonalë", njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme