Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat në rënie
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat në rënie

RTKlive

Për ditën e sotme, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare dhe kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, kryesisht në relievet malore.

Në këto zona nuk përjashtohen reshje të izoluara dhe të dobëta shiu, kryesisht në formën e pikave.

Era do të fryjë nga jugperëndimi në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 8 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1–2 ballë.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme.


MË SHUME NGA Shqipëri