Hoxha pranë transferimit në Emirate, Al Wahda paguan 2.5 milionë euro
BKT
Sport

Hoxha pranë transferimit në Emirate, Al Wahda paguan 2.5 milionë euro

F.B/RTKLive

Arbër Hoxha është shumë pranë largimit nga Dinamo Zagrebi dhe transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas mediave kroate, Al Wahda ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit shqiptar, për të cilin do të paguajë 2.5 milionë euro, ndërsa Dinamo do të përfitojë edhe 10 për qind nga një transferim i ardhshëm i lojtarit.

Klubi nga Zagrebi nuk ka vendosur pengesa për largimin e Hoxhës dhe raportohet se ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij në Abu Dhabi.

Al Wahda konsiderohet një prej klubeve ambicioze në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Skuadra nga Abu Dhabi ka fituar katër herë titullin kampion dhe po aq herë edhe Kupën e Emirateve.