De la Fuente publikon listën e Spanjës, dy risi dhe dy rikthime
F.B/RTKLive
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e ardhshme të “Furisë së Kuqe” në Ligën e Kombeve.
Lista e teknikut spanjoll sjell disa ndryshime, me dy risi dhe dy rikthime që bien në sy, ndërsa disa mungesa janë të detyruara edhe nga problemet fizike të futbollistëve.
Në portë, Josep Martinez është përfshirë në vend të Leo Romanit. Portieri i Interit ka pasur paraqitje të mira këtë sezon dhe ka fituar besimin e De la Fuentes.
Në repartin ofensiv, risia tjetër është Roberto Fernandez, i cili ka lënë përshtypje pozitive me paraqitjet e tij te Espanyoli.
Ndërkohë, rikthimi i Fermin Lopezit ishte i pritshëm. Mesfushori i Barcelonës është rikuperuar nga lëndimi dhe ka nisur sezonin në formë të mirë. Ai është përfshirë në listë në vend të Gavit.
Një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i Dean Huijsenit, mbrojtësit që sërish do të jetë pjesë e përfaqësueses spanjolle.
Të grumbulluarit e Spanjës:
Portierë: Unai Simón, David Raya, Josep Martínez.
Mbrojtës: Pedro Porro, Pubill, Laporte, Cubarsí, Eric García, Dean Huijsen, Cucurella, Grimaldo.
Mesfushorë: Rodri, Zubimendi, Fabián, Pedri, Merino, Fermín López, Dani Olmo.
Sulmues: Lamine Yamal, Víctor Muñoz, Nico Williams, Álex Baena, Yeremy Pino, Oyarzabal, Ferran Torres, Roberto Fernández.























