Isak tregon pse zgjodhi Liverpoolin
F.B/RTKLive
Alexander Isak ka folur për vendimin e tij për t’u larguar nga Neëcastle United dhe për t’iu bashkuar Liverpoolit, duke e cilësuar transferimin si një zgjedhje të lehtë.
Sulmuesi suedez u transferua te Liverpooli verën e kaluar pas një sage të gjatë të afatit kalimtar. Dy klubet arritën marrëveshje për një shumë rekord prej 125 milionë funtesh, duke e bërë Isakun transferimin më të shtrenjtë në historinë e Premier Leagues.
Sezoni i parë i tij në “Anfield” u ndikua ndjeshëm nga problemet fizike, pasi një frakturë në këmbë e la jashtë fushave nga dhjetori deri në prill.
Megjithatë, 26-vjeçari është i bindur se vendimi për t’u transferuar te Liverpooli ishte i duhuri dhe tashmë ka nisur të tregojë formën e tij.
“Liverpooli është një klub i madh dhe gjithçka rreth tij ma bëri shumë të qartë këtë. Edhe ambicia e klubit për të më transferuar ishte një pjesë shumë e rëndësishme. Ishte një vendim i lehtë”, ka deklaruar Isak për “BBC Sport”.
Suedezi e ka nisur mirë sezonin 2026/27, pasi pas vetëm katër ndeshjeve në Premier League ka realizuar tashmë tre gola, duke barazuar numrin e golave që shënoi gjatë gjithë sezonit të kaluar.























