Trepça dhe Bora e nisin me fitore
F.B/RTKLive
Kampionia në fuqi triumfoi ndaj Rahovecit 029 me rezultat 101:106, në ndeshjen hapëse të Superligës së Kosovës në basketboll.
Pas epërsisë 55:47 në pjesën e parë, Rahoveci zhvilloi një çerek të tretë shumë të mirë dhe arriti ta përmbyste rezultatin. Megjithatë, Trepça u rikthye në fund për ta siguruar fitoren.
Te Trepça u dalluan J. Payne me 25 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime dhe M. Mobley me 22 pikë. Për Rahovecin, Samir Zekiqi realizoi 30 pikë, ndërsa Rozier shtoi 18.
Me fitore sezonin e ri e ka nisur edhe Bora që triumfoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 90:67, duke qenë skuadër më e mirë në parket nga çereku i parë deri në fund të ndeshjes.
Te kryeqytetasit pati shpërndarje të pikëve, me pesë basketbollistë që realizuan pikë dyshifrore, ndërsa te Vëllaznimi u dallua V. Jackson me 15 pikë.























