Al-Khelaifi nën hetim në Francë, dyshohet për konflikt interesi
BKT
Sport

Al-Khelaifi nën hetim në Francë, dyshohet për konflikt interesi

F.B/RTKLive

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, është vënë nën hetim paraprak në Francë, nën dyshimin për konflikt interesi.

Sipas prokurorisë franceze, hetimi lidhet me rolin e tij të dyfishtë si president i klubit kampion të Evropës dhe drejtues i “beIN Media Group”. Në fokus të hetimeve është edhe një takim i zhvilluar në korrik të vitit 2024 me përfaqësues të ligës franceze të futbollit, lidhur me të drejtat televizive të Ligue 1.

Prokuroria e ka konfirmuar hetimin pas raportimit të gazetës sportive “L’Equipe”.

Takimi në fjalë u zhvillua një ditë pasi “beIN Sports” kishte paraqitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për të drejtat e transmetimit të një ndeshjeje të Ligue 1 në javë.

Oferta e kompanisë televizive më vonë u pranua nga Liga Profesioniste e Futbollit në Francë.

Hetimi është në fazën paraprake dhe nuk nënkupton se Al-Khelaifi është shpallur fajtor për ndonjë shkelje.