S’ndalet Muriqi, shënon edhe golin e katërt
BKT
Sport

S’ndalet Muriqi, shënon edhe golin e katërt

F.B/RTKLive

(E përditësuar)-Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi nuk ka të ndalur në duelin Fenerbahçe- Eyüpsporit.

As-i kosovar ka shënuar edhe golin e katërt në këtë duel.

Muriqi, i cili po shfaq formë të përkryer golin e katërt e realizoi në minutën e 55-të për rezultatin 7-0.

Vedat Muriqi kompleton het-trikun ndaj Eyupspor

(E përditësuar)-Vedat Muriqi po vazhdon spektaklin ndaj Eyüpsporit, duke kompletuar het-trikun në këtë përballje.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë pjesën e dytë, duke shënuar golin e tretë personal në minutën e 47-të.

Muriqi realizoi për rezultatin 6-0, duke i dhënë Fenerbahçes një epërsi të thellë ndaj Eyüpsporit.

Ky është goli i pestë i Muriqit këtë sezon në futbollin turk, ndërsa kosovari po tregon një formë të jashtëzakonshme që nga rikthimi te gjiganti turk.

Super Muriqi shënon edhe golin e dytë

(E përditësuar)-Vedat Muriqi nuk ka të ndalur në duelin Fenerbahçe- Eyupspor.

Pasi zhbllokojë ndeshjen vetëm pas shtatë minutave duke sjellë Fenerbahçe në epërsi, Muriqi gjen edhe golin e dytë në këtë sfidë.

Sulmuesi kosovar, i cili po kalon të shkëlqyer këtë sezon të garave, golin e dytë e shënoi në minutën e 21-të për rezultatin 3-0.

Nuk ndalet Muriqi, shënon sërish për Fenerbahçen

Vedat Muriqi po vazhdon me formën e shkëlqyer në futbollin turk.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar sërish për Fenerbahçen, në ndeshjen ndaj Eyüpsporit.

Muriqi e gjeti rrugën e golit vetëm shtatë minuta pas fillimit të takimit, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Ky ishte goli i tretë i Muriqit këtë sezon në kampionatin turk, ndërsa në llogari ka edhe një asistim.

Sulmuesi kosovar u rikthye te Fenerbahçe gjatë kësaj vere dhe po vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.