Abdixhiku me delegacionin francez, diskutojnë bashkëpunimin mes dy vendeve
BKT
Lajme

Abdixhiku me delegacionin francez, diskutojnë bashkëpunimin mes dy vendeve

A.B/RTKLive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim delegacionin e deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Francës, të shoqëruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, si dhe për kontributin e saj në proceset demokratike, zhvillimin institucional dhe avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Po ashtu kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Francën dhe e mbështetjes së saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për forcimin e pozitës së vendit tonë në arenën ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Lajme