Dardanët mbajnë stërvitjen e parë para dueleve në Ligën e Kombeve
BKT
Sport

Dardanët mbajnë stërvitjen e parë para dueleve në Ligën e Kombeve

A.B/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka nisur sot përgatitjet për sfidat e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

"Në ditën e parë të grumbullimit, futbollistët që kishin angazhime me klubet e tyre zhvilluan program rigjenerues në palestër, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve zhvilloi seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përgatitjet vazhdojnë me fokus të plotë drejt ndeshjeve të radhës", njofton Federata e Futbollit e Kosovës.