Kosova dhe Irlanda sot me konferenca e stërvitje në “Fadil Vokrri”
BKT
Sport

Kosova dhe Irlanda sot me konferenca e stërvitje në “Fadil Vokrri”

Sh.Ç/RTKlive

Një ditë para përballjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Irlandës, të dyja skuadrat do t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Programi do të nisë me konferencën për media të Kombëtares së Irlandës, e cila është paraparë të mbahet në ora 10:15.

Në ora 11:00, Irlanda do ta zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pasdite është radha e Kombëtares së Kosovës. Konferenca për media e përfaqësueses kosovare do të mbahet në ora 16:20, ndërsa në ora 17:00 do të zhvillohet stërvitja zyrtare.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Irlandës do të përballen të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45.