Konjufca takohet me homologun nga Gambia, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit
V. Th. / RTKLive
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Gambianëve Jashtë Vendit të Gambisë, Sering Modou Njie.
Takimi është zhvilluar në Nju Jork, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në takim është diskutuar për forcimin e konsultimeve politike ndërmjet Kosovës dhe Gambisë, zgjerimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe koordinimin më të afërt në kuadër të forumeve ndërkombëtare.
Konjufca shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gambisë dhe gatishmërinë për t’i dhënë një shtysë të re marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve të delegacionit të Kosovës gjatë pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara e kanë ftuar presidentin rus, Vladimir Putin, të marrë pjesë në samitin e G20-s, i cili pritet të mbahet në dhjetor në Miami të Floridës.























