Prattipati takoi Isufajn, diskutuan për bashkëpunimin në luftën kundër krimit
V.Th / RTKLive
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj.
Sipas Ambasadës amerikane, takimi u zhvillua për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit me PSRK-në në luftën kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se në fokus të diskutimit ishin terrorizmi, trafikimi i drogës dhe migrantëve, krimet kibernetike, si dhe organizatat kriminale transnacionale.
“Dje, e ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua me kryeprokurorin e PSRK-së, Blerim Isufaj, për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm me PSRK-në në luftimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, si terrorizmi, trafikimi i drogës dhe migrantëve, krimet kibernetike dhe organizatat kriminale transnacionale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.























