Shqipëria e nis me fitore, mposht Bjellorusinë
F.B/RTKLive
(E përditësuar, 22:47)-Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Bjellorusinë me rezultat 2-0.
“Kuqezinjtë” triumfuan të shtunën mbrëma në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Shqipëria ishte skuadër më e mirë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, duke kontrolluar ritmin dhe duke krijuar më shumë mundësi shënimi.
Epërsinë kuqezinjve ua dha Kristjan Asllani, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 34-t.
Në fundin e pjesës së parë, në minutën e dytë shtesë, Ernest Muçi shënoi për 2-0, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të rehatshëm para pushimit.
Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria ishte më kërkuese dhe krijoi disa mundësi të mira për të thelluar epërsinë, por rezultati nuk ndryshoi.
Kështu, Shqipëria e nis me tri pikë edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ndërsa në ndeshjen e radhës do të përballet me San Marinon.
Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në epërsi ndaj Bjellorusisë
(E përditësuar, 21:43)-Shqipëria e ka mbyll pjesën e parë me epërsi të pastër 2-0 ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
“Kuqezinjtë” kanë zhvilluar një pjesë të parë më të mirë se kundërshtari, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe duke krijuar më shumë raste para portës bjelloruse.
Epërsinë Shqipërisë ia dha Kristjan Asllani, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 34-të.
Në fundin e pjesës së parë, në minutën e dytë shtesë, Ernest Muçi shënoi për 2-0, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm para pushimit.
Kështu, 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin Shqipëria 2-0 Bjellorusia.
Nis sfida Shqipëri-Bjellorusi, kuqezinjtë kërkojnë fitore
Ka nisur sfida mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë dhe bjellorusët po luajnë në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Sfida shënon edhe debutimin e trajnerit italian Rolando Maran në një ndeshje zyrtare në stolin e Kombëtares shqiptare.
Kuqezinjtë synojnë ta nisin me rezultat pozitiv fushatën në Ligën e Kombeve, me objektiv vendin e parë në grup.























