Shqipëri, mot kryesisht i kthjellët dhe me diell
RTKlive
Shqipëria do të vijojë të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike edhe gjatë ditës së sotme, 29 shtator.
Sipas parashikimit të motit, pjesa më e madhe e territorit do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në zonat malore në lindje priten vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites.
Temperaturat do të sillen ndërmjet 7 gradë më e ulëta në Bajram Curr dhe 29 më e larta në Elbasan.
Era do të fryjë nga verilindja deri në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era do të jetë më e ndjeshme, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 14 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet i forcës 1 deri në 3 ballë.
Në përgjithësi, kushtet atmosferike do të jenë të favorshme në pjesën më të madhe të vendit.























