Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira, rriten temperaturat
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira, rriten temperaturat

RTKlive&ATSH

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që Shqipëria të ndikohet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare.

Vranësirat do të jenë më të përqendruara në zonat kodrinore dhe malore. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në atë veriperëndimore, si edhe në lugina e zona malore, pritet të arrijë deri në 16 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 2–3 ballë.

Sa i përket temperaturave, vlerat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 8°C në Kukës deri në 29°C në Elbasan dhe Berat.

Temperaturat sipas qyteteve:

Shkodër: 14–28°C, diell dhe pak re

Kukës: 8–24°C, diell dhe re

Lezhë: 17–27°C, diell dhe pak re

Dibër: 10–23°C, diell dhe re

Durrës: 14–28°C, diell dhe pak re

Tiranë: 16–28°C, diell dhe pak re

Elbasan: 16–29°C, diell dhe pak re

Berat: 12–29°C, diell dhe pak re

Vlorë: 16–28°C, diell dhe re

Korçë: 9–17°C, diell dhe re

Gjirokastër: 10–26°C, diell dhe re

Sarandë: 17–26°C, diell dhe pak re


MË SHUME NGA Shqipëri