Mot i kthjellët në Shqipëri, temperaturat deri në 28°C
BKT
Shqipëri

Mot i kthjellët në Shqipëri, temperaturat deri në 28°C

RTKlive

Shqipëria do të përfshihet të enjten nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në bregdet, lugina dhe zona malore, herë pas here era mund të arrijë deri në 16 m/s.

Në zonat detare parashikohet valëzim i forcës 2–3 ballë.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8°C në Kukës, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 28°C në Shkodër, Durrës dhe Vlorë.
Në Tiranë temperaturat do të luhaten nga 15°C deri në 27°C, në Korçë nga 9°C deri në 19°C, ndërsa në Sarandë nga 17°C deri në 26°C.

Temperaturat sipas qyteteve

Shkodër: 14–28°C, diell
Kukës: 8–22°C, diell
Lezhë: 15–25°C, diell
Dibër: 9–23°C, diell
Durrës: 14–28°C, diell
Tiranë: 15–27°C, diell
Elbasan: 15–27°C, diell
Berat: 12–27°C, diell
Vlorë: 15–28°C, diell
Korçë: 9–19°C, diell
Gjirokastër: 11–27°C, diell
Sarandë: 17–26°C, diell


MË SHUME NGA Shqipëri