Dukagjinasit mbështesin protestën
BKT
Lajme

Dukagjinasit mbështesin protestën

Islam Haxhiu / RTK

Qindra qytetarë nga Gjakova janë mbledhur sot pranë Pallatit të Kulturës për t’u nisur drejt Prishtinës, në marshin ‘Jo në emrin tim’. Ata thanë se marshojnë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së, të dënuar me gjithsej 81 vjet burgim në shkallën e parë nga Dhomat e Specializuara.

Shumica janë nisur me automjete, ndërsa një pjesë kanë udhëtuar me autobusë. Organizime të ngjashme janë bërë edhe në Junik, Pejë dhe Deçan, nga ku qytetarë janë nisur drejt Prishtinës.

Gjatë mesditës së sotme, qindra qytetarë nga Komuna e Gjakovës u mblodhën rreth Pallatit të Kulturës në qendër të qytetit, për t'u nisur drejt Prishtinës në marshin ‘Jo në emrin tim’ në përkrahje të ish-luftëtarëve të lirisë të cilët me vendimin e aktgjykimit të parë u dënuan nga Tribunali i Hagës me 81 vjet burgim. Shumica prej tyre u nisën me makina ndërsa shumë të tjerë në ora  13.00 kanë udhëtuar me autobusë.

Para nisjes ata thanë se janë organizuar për të protestuar dhe për t’i treguar Gjykatës në Hagë se ish-luftëtarët e lirisë janë plotësisht të pafajshëm.


“Jemi organizuar krejt populli shqiptar që ka ndjenja për gjeneralët e pafajshëm, edhe marshi I sotëm është për me i tregu Hagës për padrejtësitë që ua ka bërë luftëtarëve tanë, Ne shpresën e madhe e kemi që këta do ta përmirësojnë gabimin që e kanë bërë edhe shkalla e dytë do ta jap verdiktin lirues ”, tha Zenel Krasniqi, veteran i luftës.

Po ashtu edhe nga komunat tjera si Juniku, Peja e Deçani qindra, qytetarë në mënyrë të organizuar janë nisur për në Prishtinë për t’iu bashkuar protestës së 1 tetorit në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme