Vijon vaksinimi kundër HPV-së me vaksinën 9-valente
BKT
Shqipëri

Vijon vaksinimi kundër HPV-së me vaksinën 9-valente

Sh.G|RTKlive

Vaksinimi kundër virusit HPV vijon në të gjithë Shqipërinë, tashmë me vaksinën e re 9-valente, e cila ofrohet për vajzat dhe djemtë 13-vjeçarë, në përputhje me Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vaksina 9-valente zgjeron mbrojtjen ndaj tipeve të HPV-së që lidhen me kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundje të tjera.

Ministria e cilëson vaksinimin si një masë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të brezave të rinj dhe thekson rëndësinë e imunizimit në moshën e rekomanduar.


MË SHUME NGA Shqipëri