Francë–Belgjikë, Zidane kërkon fitoren e parë në shtëpi
BKT
Sport

Francë–Belgjikë, Zidane kërkon fitoren e parë në shtëpi

F.B/RTKLive

Franca dhe Belgjika do të përballen sonte në “Stade de France”, në një ndeshje që pritet të jetë vendimtare për kreun e grupit në Ligën e Kombeve.

“Les Bleus”, të udhëhequr nga Zinedine Zidane, vijnë në këtë përballje në një seri pozitive dhe synojnë të ruajnë epërsinë në tabelë. Për Zidane, kjo do të jetë një tjetër mundësi për të regjistruar fitoren e parë në shtëpi në drejtimin e Francës.

Belgjika, aktualisht e dyta në grup, do të kërkojë suksesin që do ta ngjiste në krye të renditjes.

Të dyja skuadrat kanë probleme me lojtarët kryesorë.

Belgjika nuk do të ketë në dispozicion Kevin De Bruynen dhe Youri Tielemansin, të cilët mungojnë për shkak të pezullimit pas kartonëve të verdhë të marrë në ndeshjen ndaj Turqisë.

Në kampin francez, Dayot Upamecano do të mungojë po ashtu për shkak të pezullimit, ndërsa Kylian Mbappe pritet të mos jetë në formacion. Në vend të tij, Zidane mund t’i besojë njërit prej Désiré Doué, Rayan Cherki, Bradley Barcola ose Maghnes Akliouche.

Formacionet e mundshme

Francë: Maignan; Kalulu, Jacquet, Lacroix, Truffert; Cherki, Da Cunha, Camavinga; Olise, Dembélé, Doué.

Belgjikë: Lammens; Castagne, Ngoy, Mechele, De Cuyper; Lavia, Raskin; Lukebakio, Vanaken, Godts; De Ketelaere.

Franca dominon në përballjet direkte

Francë ka fituar gjashtë përballjet e fundit ndaj Belgjikës, ndërsa në ndeshjen e fundit mes tyre triumfoi me rezultat 1:0.

Belgjika mund ta marrë kreun e grupit nëse fiton në “Stade de France”, por Franca konsiderohet favorite për këtë përballje.

“Les Bleus” gjithashtu kanë humbur vetëm një ndeshje zyrtare në shtëpi gjatë tri viteve të fundit, një statistikë që e bën edhe më të vështirë misionin e belgëve.

Ndeshja Francë–Belgjikë do të zhvillohet nga ora 19:45, në atë që do të jetë përballja e fundit për të dyja skuadrat para pushimit të nëntorit.