Spalletti lavdëron Zhegrovën: Ai mund të bëhet top-lojtar
F.B/RTKLive
Luciano Spalletti ka vlerësuar lart potencialin e Edon Zhegrovës, duke besuar se ylli i Kombëtares së Kosovës mund të arrijë një tjetër nivel në karrierën e tij.
Trajneri i Juventusit, në një intervistë për “Tuttosport”, është pyetur për 26-vjeçarin kosovar dhe ka pasur vetëm fjalë të mira për të.
“Zhegrova? Nëse arrin ta kompletojë veten edhe pak më shumë, do të shihni një tjetër Zhegrovë. Ai mund të bëhet një top-lojtar”, ka deklaruar Spalletti.
Mesazhi i trajnerit italian është i qartë: potenciali i Zhegrovës është shumë më i madh se ajo që ka treguar deri më tani.
Teknika, shpejtësia, aftësia në driblime dhe loja një kundër një janë ndër cilësitë që e karakterizojnë sulmuesin kosovar, ndërsa Spalletti beson se përmirësimi në disa aspekte të lojës mund ta shndërrojë atë në një futbollist të nivelit më të lartë.
Zhegrova tashmë konsiderohet një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kosovës dhe një figurë e rëndësishme në projektin e Juventusit.
Sipas Spallettit, versioni më i mirë i Edon Zhegrovës ende nuk është parë.























