12:36 / 07.10.2026
Rama: Buxheti 2027 arrin nivel rekord prej 10 miliardë eurosh
N.M. /RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministrat e kabinetit qeveritar po vijojnë takimet e “Pranisë Besnike”, ndërsa po diskutohet projektbuxheti për vitin 2027.
Rama ka bërë të ditur se Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord prej 10 miliardë eurosh, duke synuar rishpërndarjen e një pjese më të madhe të rritjes së qëndrueshme të ekonomisë.
Përmes një postimi, kryeministri ka publikuar momente nga raportimi i ministrit të Financave, Petrit Malaj, për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
Rama ka theksuar se diskutimet për buxhetin po zhvillohen paralelisht me takimet e “Pranisë Besnike”.























