12:31 / 09.10.2026
Presidentja Shiroka Pula priti në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti
V. Th. / RTKLive
Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës.
Presidenca njofton se gjatë takimit, Ajeti e ka njoftuar Presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare, ndërsa është diskutuar edhe për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.























