Moti sot në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

RTSH

Ditën e diel (11 tetor), Shqipëria parashikohet të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit, në jugperëndim e veriperëndim reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Gjatë ditës reshjet mbeten prezentë me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim e jugperëndim hera – herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era do të fitojë shpejtësi deri në 16m/s. Valëzim në det të forcës 3-4 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri