Dëmtimi i ndërtesës së Apelit, arrestohen 5 persona, në kërkim 15 të tjerë
BKT
Shqipëri

Dëmtimi i ndërtesës së Apelit, arrestohen 5 persona, në kërkim 15 të tjerë

A.B/RTKLive

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar pesë persona dhe ka shpallur në kërkim 15 të tjerë, të dyshuar për dëmtimin e dyerve dhe dritareve të ndërtesë së Gjykatës së Apelit në Tiranë, gjatë protestës së sotme.

Sipas njoftimit të policisë, 20 persona janë identifikuar për dëmtimin e institucionit me sende të forta. Në mesin e të arrestuarve është edhe një 16-vjeçar.

"Gjatë kontrollit të të miturit, policia ka gjetur lëndë piroteknike, të cilat janë sekuestruar. Policia ka bërë të ditur se po vazhdon punën për kapjen e 15 personave të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njofton Policia.


MË SHUME NGA Shqipëri