Kancelari austriak: Është thelbësore që Kosova të përparojë shpejt drejt BE-së
BKT
Lajme

Kancelari austriak: Është thelbësore që Kosova të përparojë shpejt drejt BE-së

A.B/RTKLive

Kancelari austriak, Christian Stocker, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Mal të Zi.

Në një postim në X, Stocker e cilësoi takimin si të mirë, duke theksuar se, pas formimit të Qeverisë, është thelbësore që Kosova të punojë për përparim të shpejtë drejt Bashkimit Evropian.

Ai nënvizoi se respektimi i sundimit të ligjit dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë thelbësore në këtë proces.

 


MË SHUME NGA Lajme