Sot dita e 10-të e protestës studentore në Tiranë
A.B/RTKLive
Situata para Kryeministrisë në Tiranë është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme, ku protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe gurë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa forcat e rendit janë kundërpërgjigjur me ujë me presion nga autoboti i blinduar.
Protestuesit ishin vendosur para Kryeministrisë, ku kanë hedhur kapsollë dhe gurë në drejtim të policisë. Ndërkohë efektivët u janë kundërpërgjigjur me ujë.
Nga ana tjetër, përmes megafonit, policia u ka bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të largojnë fëmijët nga zona e protestës, duke kërkuar ndërprerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve.
“Qytetarë, largoni fëmijët nga rruga! Ndaloni veprimet e dhunshme ndaj institucioneve”, është apeli i përcjellë nga efektivët e policisë.























