Arrestohet një person në Klinë, sekuestrohet një AK-47
BKT
Lajme

Arrestohet një person në Klinë, sekuestrohet një AK-47

B.H./RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë, pasi gjatë hetimeve për një rast kanosjeje ka marrë informata për posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 22 tetor, rreth orës 09:10, në Stacionin Policor në Klinë, ku dy të mitur ishin përfshirë në një rast kanosjeje pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

“Gjatë hetimit, trajtimit dhe intervistimit të personave të përfshirë në rast është pranuar informatë për një rast tjetër mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve. Zyrtarët policor përgjegjës menjëherë kanë ndërmarr veprimet e nevojshme, kanë identifikuar personin e dyshuar, i njëjti ёshtё arrestuar ndërsa tek i njëjti ёshtё gjetur dhe sekuestruar: Njё armё AK47, njё karikator i sё njëjtës armё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Lajme