Ndalet në Merdare një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
BKT
Lajme

Ndalet në Merdare një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

N.M. /RTKlive

Një person i dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile është ndaluar më 25 tetor në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti lidhet me dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile në Prishtinë dhe Viti, gjatë vitit 1999.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Lajme