Arrestohet një person në Skenderaj, i gjenden substanca të dyshuara narkotike
BKT
Lajme

Arrestohet një person në Skenderaj, i gjenden substanca të dyshuara narkotike

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike në Skenderaj.

Gjatë kontrollit të detajuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar 8.6 gramë substancë të dyshuar narkotike, dy pajisje të njohura si grinder, që dyshohet se përdoren për bluarjen e substancave narkotike, si dhe një thikë.

"Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”", thuhet në njoftim

I dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Lajme