Dibrani synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Shërbimit Korrektues
V.Th / RTKLive
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me presidenten e sapozgjedhur të Organizatës Ndërkombëtare të Shërbimeve Korrektuese (ICPA), Heidi Washington.
Takimi u zhvillua në Belfast të Irlandës së Veriut, në kuadër të Konferencës Vjetore të Drejtuesve të Shërbimeve Korrektuese.
Sipas Dibranit, gjatë takimit u diskutuan arritjet, reformat dhe progresi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të këtij institucioni përmes bashkëpunimit me ICPA-në.
Ai ka vlerësuar se udhëheqja e re e organizatës paraqet mundësi për forcimin e partneritetit dhe promovimin e përvojave të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Dibrani bëri të ditur se Washingtonit i ka drejtuar edhe një ftesë zyrtare për vizitë në Kosovë.























