Romani “Hijet e shpresës” prezantohet në Linz të Austrisë
BKT
Kulturë

Romani “Hijet e shpresës” prezantohet në Linz të Austrisë

RTKLive

Romani “Hijet e shpresës” i shkrimtarit Ramiz Selimi është prezantuar në një aktivitet letrar në Linz të Austrisë, ku morën pjesë krijues shqiptarë dhe austriakë.

Gjatë aktivitetit u diskutua për vlerat letrare të veprës, ndërsa redaktorja Violeta Allmuça prezantoi analizën “Tetralogjia e jetës njerëzore”, kushtuar krijimtarisë së autorit.

Redaktorja Violeta Allmuça prezantoi analizën “Tetralogjia e jetës njerëzore”, kushtuar krijimtarisë së autorit.

“Prej gati gjashtë vitesh jam redaktore e romaneve të shkrimtarit Ramiz Selimi. Jam befasuar kur kam vërejtur se autori ishte personazhi kryesor i romaneve të tij. Shndërrimi i një vepre autobiografike në një vepër të mirëfilltë artistike është përgjegjësi e madhe për çdo krijues. Gjatë redaktimit të romanit ‘Hijet e Shpresës’, e parandjeva se ky roman do të përbënte kryeveprën e Ramiz Selimit. Çdo kapitull është më i dallueshëm se tjetri! Fakti që romani është jashtë traditës e bën këtë vepër sa origjinale, aq edhe të vlefshme artistikisht dhe estetikisht”, tha Allmuça.

Kurse Selimi tha se romani trajton plagët e jetës, kujtesën, emigrimin dhe paragjykimet, duke theksuar rëndësinë e dinjitetit njerëzor dhe shpresës.

Autori paralajmëroi se gjatë vitit të ardhshëm romanet e tij pritet të promovohen në gjuhën gjermane në Vjenë, Linz, Mynih, Cyrih dhe Rohrbach, si dhe të prezantohen edhe për lexuesit në gjuhën angleze.

Në aktivitet pati edhe lexime poezish, interpretime muzikore dhe bashkëbisedim me autorin.


MË SHUME NGA Kulturë