Mbledhja 95: KQZ zgjedh Drejtorin e Sekretariatit
BKT
Lajme

Mbledhja 95: KQZ zgjedh Drejtorin e Sekretariatit

A.B/RTKLive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 95-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, në përputhje me Rregulloren e Brendshme për Pranimin e Drejtorit të Sekretariatit të KQZ u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Sekretariatit të KQZ-së. Pas votimit të fshehtë, me 6 vota për nga 10 anëtarë sa morën pjesë në votim, Drejtor i SKQZ-së u zgjedh Besnik Buzhala.

Në fletëvotimin ishin të renditur 4 kandidatët e vlerësur mbi pragun minial të 70% të pikëve të përgjithshme të vlerësimit nga Komisionit i Pranimit, i përbërë nga anëtarë përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

"Kandidatët e pakënaqur me procesin e rekrutimit, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, kanë të drejtë ankese në KPMShCK, sipas afatit të përcaktuar në ligjin përkatës për procedurën administrative", njofton KQZ.


MË SHUME NGA Lajme