19:52 / 10.11.2026
Kurti takohet me kryeministrin e Armenisë, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik
A.B/RTKLive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Paris me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.
Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim, ndër të tjera, kanë diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Ai ka theksuar se ky ishte takimi i tyre i parë që nga organizimi i Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, në muajin maj.
https://x.com/albinkurti/status/2120203392211652637























