Dimiç kritikon Nenad Rashiqin për deklaratat rreth Asociacionit
BKT
Lajme

Dimiç kritikon Nenad Rashiqin për deklaratat rreth Asociacionit

A.B/RTKLive

Kryetari i organizatës “Multietnika e Kosovës”, Radomir Dimiç, ka kritikuar ministrin Nenad Rašić për deklaratat e tij lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKS). Në një reagim publik, Dimiç ka thënë se fitorja e Listës së Studentëve në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi duket se e ka entuziazmuar aq shumë Rashiçin, saqë ka harruar se është pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Dimiçit, deklarata e Rashiçit se Qeveria e Kosovës është tashmë më e gatshme për formimin e Asociacionit dallon plotësisht nga qëndrimi zyrtar i Kosovës.

Ai ka kritikuar gjithashtu qëndrimin e Rashiçit se njohja e ndërsjellë mund të presë, duke vlerësuar se ky qëndrim e vendos formimin e Asociacionit në plan të parë, ndërsa njohjen e ndërsjellë e lë anash. Dimiç ka rikujtuar se Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar ndaj deklaratave të Rashiçit, duke theksuar se ato nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës.

Ai ka shprehur dyshime se deklaratat e ministrit janë bërë pa qëllim, duke pretenduar se Rashiç mund të jetë duke kërkuar afrim politik me Listën e Studentëve në Serbi dhe tërheqje të vëmendjes ndaj vetes.

Në reagimin e tij, Dimiç ka përmendur edhe deklarimin e Rashiçit se kishte ndikuar te kryeministri Albin Kurti për kthimin e pronës së Manastirit të Deçanit.


MË SHUME NGA Lajme