09:54 / 13.11.2026
Dyshohet se bashkëjetoi me të miturën, intervistohet një person në Ferizaj
E.Hoti/RTKlive
Një person është shoqëruar për intervistim në fshatin Dubravë të Ferizajt, nën dyshimin për veprën penale “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeç”.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 12 nëntor 2026, ndërsa i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur.
Viktima është intervistuar në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave.
Në konsultim me prokurorin, të dy palët janë liruar pas intervistimit dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.























