16:13 / 15.11.2026
Digjitalizohet shërbimi për konsultimin e gjendjes tatimore në ATK
A.B/RTKLive
Digjitalizimi i shërbimeve publike po avancon me shërbime të reja që lehtësojnë procedurat për qytetarët dhe bizneset. Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka njoftuar se në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) është funksionalizuar shërbimi i ri “Gjendja e Përgjithshme”.
Përmes këtij shërbimi, tatimpaguesit mund të konsultojnë dhe shkarkojnë online gjendjen e tyre tatimore, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në institucion.
Sipas ministrisë, ky shërbim synon të kursejë kohë dhe të lehtësojë procedurat administrative për tatimpaguesit.
Përmirësimi i qasjes në shërbimet elektronike mbetet pjesë e transformimit digjital të administratës publike.























